“Njeriu-robot” i Athletic Bilbao

“Njeriu-robot” i Athletic Bilbao

Ofertat “astronomike” në drejtim të tij nuk munguan asnjëherë, por Inaki Willimas vendosi që të i qëndrojë besnik klubit të tij të fëmijërisë.

Në ndeshjene së premtes që Athletic Bilbao e zhvilloi kundër Deportivo Alaves, Williams e zhvilloi ndeshjen e 203-të me radhë në La Liga, shkruan Insajderi.com.

Sulmuesi bask, kështu ka thyer rekord si futbollisti me më së shumti paraqitje radhazi në histori të La Ligas, duke mos e humbur as edhe një ndeshje të vetme në futbollin elitar spanjoll që nga sezona 2015-2016.

Image

Rekordi i thyer nga Inaki Willimas

Kështu ai ka thyer rekordin e Jon Andoni Larranga që kishte zhvilluar gjithsej 202 paraqitje radhazi.

27 vjeçari njihet për shpejtësinë e tij të madhe dhe deportimet nga krahu i djathtë i sulmit, ani pse në kohët e fundit më shumë po luan si qendërsulmues.

Në përgjithësi ai ka zhvllluar 242 ndeshje në LA Liga, teksa ka shënuar 47 gola.

Shembullin e Inakit duket që do e ndjekë edhe vëllau i tij më i vogël Nico, i cili ka debutuar këtë sezonë me ekipin e parë të Bilbaos ani pse është vetëm 19 vjeçar./Insajderi.com