Nketiah shpëton Arsenalin në çastet e fundit nga humbja në sfidën ndaj Fulham

Nketiah shpëton Arsenalin në çastet e fundit nga humbja në sfidën ndaj Fulham

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Premier Ligës, njofton Insajderi.

Pas kualifikimit në Ligën e Europës ditën e enjte, në ekipin londinez u ndje lodhja fizike teksa nuk arritën të dalin me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Ishin miqtë të cilët kaluan të parët në avantazh, ku Maja realizoi saktë nga pika e 11-metërshit në minutën e 59-të.

Londinezët u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit, teksa ishte sulmuesi anglez Nketiah, i cili realizoi në minutën e 97-të të takimit një gol mes polemikash, por pasi u pa në sistemin VAR nga gjyqtari u akordua si i rregullt.

Arsenali mbetet në vendin e nëntë në kampionat në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Fulhami në vendin e 18-të ku rrezikon seriozisht rënien nga kategoria sezonin tjetër. /Insajderi.com