
Dy shkencëtarë kanë marrë çmimin Nobel për kimi për 2020, pasi zhvilluan mekanizmat për të modifikuar ADN, transmeton Insajderi.
Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, u shpallën fitues të këtij viti për shkak të punës së tyre në teknologjinë e modifikimit të gjenomës.
Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize në ADN e qelizave të gjalla.
Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A Doudna do të ndajnë çmimin 10 milion korona suedeze (870,000 £) të shpallur të mërkurën nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm – hera e parë që dy gra kanë ndarë çmimin.
Studiuesit fituan çmimin për “për zhvillimin e një metode për redaktimin e gjenomit”, sipas citimit zyrtar nga komiteti Nobel, raporton The Guardian. /Insajderi.com