Nokaut pas 37 sekondave në Bellator 197 (VIDEO)

Nokaut pas 37 sekondave në Bellator 197 (VIDEO)

Në Bellator 197, mbrëmjen e MMA-it që është transmetuar të shtunën në mëngjes sipas kohës sonë, meçi kryesor ka përfunduar pas vetëm 37 sekondave të rundit të parë.

Michael Chandler (18-4 në MMA dhe 14-4 në Bellator) në këtë përballje për kundërshtar kishte Brandon Gritzin (15-8 në MMA dhe 7-6 në Bellator). Chandler është ish kampion i peshave të lehta, mirëpo, ka kohë që nuk i është dhënë rasti të luftojë për titull dhe duket se tërë mllefin për këtë, e zbrazi në këtë duel duke tentuar që me çdo kusht ta përfundojë atë sa më shpejt.

Ai fillimisht arriti ta rrëzojë dhe ta kapë kundërshtarin, kurse pas disa goditjeve dhe në kokë dhe një ngulfatjeje të suksesshme ia humbi vetëdijen dhe në atë kohë gjyqtari u detyrua të ndërhyj dhe të ndërpresë meçin edhe pse nuk kishte kaluar as një minutë e plotë që nga fillimi i tij.

Videon e këtij dueli mund ta shikoni këtu.