Nokauti më i shpejt në histori të boksit (Video)

Nokauti më i shpejt në histori të boksit (Video)

Ajo që ndodhi në ring mes Zolani Tete dhe Siboninso Gonya ka hyrë në histori të boksit.

Tetes iu deshën vetëm 11 sekonda për të nokautuar kundërshtarin, Siboninso Gonya dhe për të fituar titullin e botës në WBO në kategorinë e lehtë, raporton “The mirror”, transmeton Gazeta Express.

Rekordin e mbante Daniel ‘La Cobra’ Jiménez që më 1994 kishte nokautuar për 17 sekonda boksierin, Harald Geier.

Gonya u trajtua nga mjekët brenda në ring të cilit iu desh të marrë oksigjen.

Pas triumfit, Tete tha: “E kam ditur se Gonya nuk do të zgjasë shumë. Fitova që në raundin e parë”.

“Dua t’i falënderoj trajnerët, ata janë duke bërë punë fantastike prapa skenës”.