Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë ne kampionatin botërorë të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan Insajderi.
Me tri fitore, njërën pa luftë, Nora kaloi në qerekfinale të kësaj gare.
Ndërsa në qerekfinale fitoi me ippon përball ruses Anastasiia Konkina.
Në gjysëmfinale, xhudistja kosovare u mund nga kanadezja Jessica Klimkait, për të garuar pastaj për medaljen e bronztë.
Në garë për vendin e tretë Gjakova mposhti serben Marica Perishiq.
Kjo është medalja e parë për Nora Gjakovan në një kampionat botëror./insajderi.com