Kampionia olimpike, Nora Gjakova ka falenderuar Majlinda Kelmendin që hapi rrugën e Kosovës drejt medaljeve shkruan Insajderi.
Ajo tha se fitorja është ndjenjë e pabesueshme dhe falenderoj të gjithë duke përfshirë edhe Majlinda Kelmendin.
“Nuk e di ende po më duket e pabesueshme, edhe kur kam arritë në finale veç e kam pa Tonin edhe e kam ditë që kom arritë në finale”, tha Gjakova
“Unë dua t’i falenderoj të gjithë, ekipi është i jashtëzakonshëm, faleminderit Toni i cili është meritori më i madh për sukseset tona, faleminderit familjes, faleminderit Majlindës që na i ka hap rrugën”
“Ka qenë një ditë me emocione të dyfishta, kam pas emocione edhe për vete por edhe për Akilin, kam pas dëshirë edhe Akili me qenë medalist, por prap se prapë një medalje po e dërgojmë në shtëpi”, përfundoi ajo.
Nora Gjakova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike./Insajderi.com