Nora Gjakova hyn në zonën e medaljeve

Nora Gjakova hyn në zonën e medaljeve

Xhudistja kosovare që po merr pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Nora Gjakova, ka kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, njofton Insajderi.

Nora ka dominuar plotësisht ndaj sllovenes Kaja Kajzer, duke bërë hedhje për uazari, ndërsa në fund arriti edhe Ippon falë një mbërthimi.

Gjakova garën e sotme e nisi me fitore, në kuadër të raundit të dytë të kategorisë deri 57 kilogramë, ku fitoi ndaj holandezes, Sanne Verhagen.

Ndaj Verhagenit, xhudistja kosovare realizoi uazari, që ishte i mjaftueshëm për të avancuar tutje.

Pas uazarit, Nora ka kontrolluar luftën. /Insajderi.com