Nora Gjakova kualifikohet në finale të “Grand Slamit”, reagon trajneri saj

Nora Gjakova kualifikohet në finale të “Grand Slamit”, reagon trajneri saj

Driton Kuka, trajneri xhudistes, Nora Gjakova, ka reaguar pasi kjo fundit arriti në finale në turneun “Grand Slamit” që po mbahet në Gjeorgjia.

Gjakova mposhti xhudisten austriake, Sabriana Filzmoser, raporton Insajderi.

Pastaj, në çerekfinale arriti fitore ndaj serbes, Marica Perisic. E për ta siguruar finalen fitoi ndaj sllovenes, Kaja Kajzer.

“Dijmë dhe mundemi dhe nuk ndalem mos të harroj askush e as mos të habitet Në finale me garuesen Xheorxhiane Lipartelian, që ka mposht Kampionen Botërore në Gjysmëfinale”, ka shkruar Kuka në Facebook. /Insajderi.com

 

Medalja vjen në Kosovë!
Po pra,Nora Gjakova në finale!
Grand Slam Tbilisi …
Na me punë e përkushtim e jo…

Posted by Driton Toni Kuka on Friday, 26 March 2021