Nora Gjakova e ka filluar me sukses aventurën e saj në Grand Prixin që po mbahet në Tiblisi të Gjeorgjisë, duke regjistruar fitoren e parë.
Xhudistja kosovare është treguar e fortë për kundërshtaren nga Turqia, Seyma Ozerler, në kuadër të kategorisë -57 kilogramë, transmeton Insporti.
Gjakova e zhvilloi këtë meç në kuadër të rrethit të dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë.
Në çerek-finale, 26-vjeçaren e pret xhudistja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.
Në këtë garë, Kosova përfaqësohet edhe nga një xhudiste tjetër – kampionia U23 e Evropës, Loriana Kuka.
Kuka garon të dielën në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Insporti.com/