Nora Gjakova një luftë larg medaljes së artë, kalon në finale

Nora Gjakova një luftë larg medaljes së artë, kalon në finale

Nora Gjakova po tregon paraqitje fantastike në Grand Prixin e Tiblisit, në Gjeorgji, shkruan Insporti.

Xhudistja kosovare ka mposhtur kundërshtaren holanda, Sanne Verhagen, për të kaluar në finale të garës.

Kujtojmë se Gjakova, për të arritur deri këtu, rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa në të dytin u tregua e fortë për kundërshtaren turke, Seyma Ozerler.

Në çerek-finale, 26-vjeçarja mposhti Eterio Liparteliani nga Gjeorgjia, për të kaluar në gjysmë-finale ku triumfoi kundër Verhagen.

Kujtojmë se në finale, Nora do të përballet me xhudisten nga Brazili, Rafaela Silvia./Insporti.com//