Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë në Grand Slami Tblisit në Gjeorgji, transmeton Insajderi.
Në raundin e tretë, Gjakova mposhti me IPPON, xhudisten nga Austria, Sabrina Filzmoser, ndërsa më pas edhe serben Marica Perisic në çerekfinale.
Edhe në finalen e cila u mbajt më 26 mars, ajo arriti të triumfojë duke mposhtur me IPPON, sllovenen Kaja Kajzer.
28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike.
Kosova po përfaqësohet në këtë Grand Slam me katër garues, ku të shtunën e 27 marsit do të paraqiten edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, ndërsa vetëm një ditë më vonë në garë do të jetë edhe Loriana Kuka. /Insajderi.com