Norvegjezi “ngatërrohet” me fantazmë shkaku i ngjyrës së tij

Norvegjezi “ngatërrohet” me fantazmë shkaku i ngjyrës së tij

Një skandinav me emrin Lasse, ka shkaktuar frikë të madhe tek banorët e Taipei – për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, që është aq të bardhë, sa që duket si një fantazmë.

“Nuk mund të bëjë asgjë – unë vij nga një vend fjordesh, Vikingësh, ku shumica e kohës është pa diell,” tha Lasse në një intervistë me Danbing Times, trasnmeton Insajderi.

Lasse, shkaku i lagështisë së ajrit dhe temperaturave të larta që mbizotërojnë në Taipei, ka vuajtur nga periudha ekstreme të djersitjes sa herë që ai është gjendur  jashtë dhomave me ajër të kondicionuar prej 16 gradë celsius dhe ka pësuar djegie të shkallës së tretë si rezultat i një udhëtimi në Fulong Beach, nga kontakti i tij me rrezet e diellit.

Autoritetet kanë kërkuar nga norvegjezi të përpiqet të qëndrojnë brenda, sidomos pasi prania e tij gjatë muajit të fantazmave, mund të frikësojë shumë njerëz./Insajderi.com.