Norvegjia akuzon Rusinë për sulm kibernetik

Norvegjia akuzon Rusinë për sulm kibernetik

Norvegjia ka fajësuar Rusinë për një sulm kibernetik në sistemin e postës elektronike në parlamentin norvegjez në gusht.

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide, e quajti atë një incident serioz që prek “institucionin më të rëndësishëm demokratik” të vendit.

“Bazuar në informacionin në dispozicion të qeverisë është vlerësimi ynë që Rusia qëndroi pas kësaj veprimtarie” tha ajo pa dhënë ndonjë provë ose detaj më të thellë, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Moska e ka hedhur poshtë pretendimin, duke e quajtur atë një “provokim serioz dhe të qëllimshëm”.

“Miliona sulme kibernetike kryhen çdo vit nga jashtë kundër burimeve shtetërore ruse të internetit … por kjo nuk na jep të drejtën të fajësojmë pa dallim autoritetet e vendeve me origjinë të tyre të mundshme,”, shkruhej në reagimin e ambasadës Ruse në Norvegji.

Në shtator, autoritetet norvegjeze thanë se llogaritë e postës elektronike që u përkisnin disa zyrtarëve ishin komprometuar gjatë një sulmi kibernetik dhe disa informacione ishin shkarkuar. Por shkalla e plotë e dëmit të shkaktuar nga sulm, nuk është bërë publike.

Pretendimet e Norvegjisë vijnë gjatë një kohe marrëdhëniesh gjithnjë e më të acaruara me Rusinë. Të dy vendet kanë një kufi Arktik dhe Norvegjia është anëtare e NATO-s./Insajderi.com.