Norvegjia shtyn për herë të dytë vendimin për rihapjen përfundimtare

Norvegjia shtyn për herë të dytë vendimin për rihapjen përfundimtare

Norvegjia shtyu për herë të dytë të mërkurën hapin përfundimtar të planifikuar për të rihapur ekonominë nga bllokimi pandemik, për shkak të përhapjes së vazhdueshme të variantit Delta të COVID-19, njoftoi qeveria, transmeton Insajderi.

“Një vlerësim i ri do të bëhet në mes të gushtit,” tha Ministri i Shëndetësisë, Bent Hoeie, në një konferencë shtypi.

Masat që do të vazhdojnë të jenë në fuqi për të ndaluar përhapjen e COVID-19 përfshijnë baret dhe restorantet që kufizohen në shërbimin e tryezës dhe kufizimin prej 20 personave në tubimet në shtëpitë private.

Qeveria në prill nisi një plan me katër hapa për të hequr gradualisht shumicën e kufizimeve të pandemisë dhe kishte përfunduar tre hapat e parë nga mesi i qershorit, shkruan BBC.

Më 5 korrik, kryeministrja Erna Solberg tha se hapi i katërt mund të vijë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit për shkak të shqetësimeve në lidhje me variantin e Coronavirusit Delta.

Rreth 80% e të rriturve në Norvegji kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe 41% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar, sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik.

Falë një bllokimi të hershëm në Mars 2020 dhe kufizimeve të rrepta që pasuan, kombi prej 5.4 milion njerëz ka parë një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në Evropë nga virusi. Rreth 800 norvegjezë kanë vdekur nga COVID-19./Insajderi.com