Norwich City e konfirmon: Milot Rashica nuk udhëton me Kosovën drejtë Gjeorgjisë

Norwich City e konfirmon: Milot Rashica nuk udhëton me Kosovën drejtë Gjeorgjisë

Norwich city ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do të mund të udhëtojë me Kosovën drejtë Gjeorgjisë për ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Kjo për shkak se ky vend është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe.

Rashica nuk do të mund të luaj për Kosovën kundër Gjeorgjisë, por do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet kundër Greqisë dhe Spanjës të cilat luhen në Prishtinë.

Gjeorgjia është në listën e vendeve që Britania e Madhe i konsideron me rrezikshmëri të lartë nga Coronavirusi, andaj anësori i Norwich nuk do të lejohet të udhëtojë atje.

“Rashica nuk do të lejohet të paraqitet në ndeshjen e parë të Kosovës në Gjeorgji më 2 shtator, për shkak se ky vend është në listën e kuqe”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez.

 

 

Pas kthimit nga Gjerogjia, Kosova pret Greqinë më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe më 8 shtator pret Spanjën po ashtu në kryeqytet./Insajderi.com