Nota e Valon Berishës në barazimin e Fortunës

Nota e Valon Berishës në barazimin e Fortunës

Valon Berisha ishte njëri nga më të mirët në barazimin që Fortuna Düsseldorf e mori ndaj Mainz në javën e 25-të në Bundesligën gjermane.

Berisha luajti 79 minuta dhe u vlerësua me notën 6.9 sipas “SofaScore”.

Me këtë pikë ekipi i drejtuar nga Uwe Rosler rrit gjasat e mbijetesës në elitë.

Kujtojmë që Valon Berisha është në huazim deri në fund të sezonit nga ekipi i Lazios.