Prokurorët federalë akuzuan Klete Keller, fitues i pësëfishtë i medaljes olimpike, për rolin e tij në trazirat e javës së kaluar në Capitol.
Akuzat erdhën vetëm disa ditë pasi ai u pa në një video veshur me një xhaketë Team USA në Capitol Rotunda, shkruan Washington Post, transmeton Insajderi.
Një notar i dekoruar që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara në Lojërat Olimpike Verore në vitet 2000, 2004 dhe 2008, Keller shihet në video duke u ngritur mbi mbështetësit e tjerë të Trump brenda Kapitolit të veshur me një xhaketë Team USA.
Videoja është marrë nga reporteri i “Townhall” Julio Rosas dhe pjesëmarrja e Keller u raportua për herë të parë të hënën nga SwimSwam, një uebfaqe e njohur noti.
Trump supporters fought back after Capitol Police moved in to retake the Rotunda. pic.twitter.com/4e7mNyqWZy
— Julio Rosas (@Julio_Rosas11) January 6, 2021
Keller u akuzua për hyrje të dhunshme, pengim të zbatimit të ligjit dhe sjellje të çrregullt pasi agjentët e FBI-së përdorën video dhe prova të tjera për të konfirmuar praninë e tij brenda Capitol Hill-it. /Insajderi.com