Notarja, Eda Zeqiri, ka përfunduar e 22’ta në garën 400 metra stil i lirë.
Ajo është sportisjta më e re nga Kosova në Olimpiadën “Tokyo 2020”, veç 16 vjeç.
16-vjeçarja ka fituar baterinë e saj, duke përfunduar me kohë 4:38.02 minuta, kohë e pamjaftueshme për t’u kualifikuar në finale.
Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kosova në Tokyo garon me 11 sportistë.
Një medalje të artë e ka siguruar, Distria Krasniqi në xhudo të kategorisë 48 kg zuri vendin e parë. /Insajderi.com