Novak Djokovic diskualifikohet nga turneu US Open

Novak Djokovic diskualifikohet nga turneu US Open

Njëri nga tenisierët më të mirë në botë, Novak Djokovic, është diskualifikuar nga turneu në Amerikë, US Open, pas një veprimi të paqëllimshëm të tij, por që është vlerësuar si aspak sportiv.

Djokovic, ishte duke luajtur ndaj Pablo Correno-Busta, kur ai në një moment, ka goditur një top nga mbrapa, duke e qëlluar në fytyrë njërën nga gjyqtaret e takimit, e cila më pas ishtë shtrirë në tokë, transmeton Insajderi.

Nga pamjet filmike, shihet se goditja nuk ishte aq e fortë dhe nuk ishte e qëllimshme, por ndryshe menduan drejtuesit e këtij takimi, të cilët e ndërprenë atë, duke e diskualifikuar serbin./Insajderi.com.