Novak Djokovic fitoi titullin e gjashtë në Wimbledon për të barazuar rekordin e Roger Federer e Rafael Nadal me 20 fitore në kategorinë e meshkujve në Grand Slam, shkruan Insajderi.
Ai mposhti italianin Matteo Berretin 6-7 (4-7) 6-4 6-4 6-3 përpara një turme të pasionuar dhe të zëshme prej 15 mijë të pranishmit në “Court Court”.
Berrettini morri mbështetje të fortë, por nuk mundi të ruaj avatazhin në finalen e parë të tij të madhe.
Djokovic ka fituar të tre titujt e “Grand Slam” në kategorinë e meshkujve në vitin 2021.
Tenisti serb është i pesti në histori dhe vetëm i dyti në epokën e “Open” pas Rod Laver në vitin 1969, që fitori tre drejtimet e para të sezonit./insajderi.com