Menaxhimi i vazhdueshëm, sigurimi i pajisjeve si dhe mirëmbajtja e rregullt e tyre janë thelbësore që fëmijët tanë të luajnë të sigurt në këndet e tyre të preferuara.
Përmes Departamentit të Intervenimeve Urgjente të NPB-së dhe Komuna e Prishtinës, këndet e lojërave dhe ato sportive po marrin pamje të re.
Sot kemi vazhduar me rregullimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave dhe atyre sportive në rrugën B, në lagjet Bregu i Diellit dhe në Ulpianë, për të vazhduar në të gjitha lagjet e Prishtinës .
Për çdo prishje eventuale apo sugjerime dhe ankesa na shkruani në faqen tonë në FB ose në e-mailin tonë: [email protected].