
Përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore ndihmuan sot stafin e Kuzhinës Popullore në pikën statike në Tophane në shpërndarjen e ushqimit për qytetarët në nevojë.
Kuzhina Popullore ofron ushqim çdo mbrëmje në pikat e saj statike në lagjet Tophane dhe Aktash, për të ndihmuar qytetarët nëpër secilën lagje të Komunës së Prishtinës.
Niveli më i lartë i bujarisë është të ndihmosh dikë kur ai nuk të kërkon, por ti e di se ai ka nevojë për ndihmë.
NPB falënderon shumë punëtorët e saj në ndihmën e dhënë për më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie për të gjithë qytetarët e Prishtinës.