NPB e përkushtuar në rregullimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave

NPB e përkushtuar në rregullimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave

Këndet e lojërave dhe fushat sportive janë pjesa më e bukur e fëmijërisë, përdorimi i vazhdueshëm ditor i të cilave me dashje apo pa dashje bënë që pajisjet e tyre të amortizohen apo edhe të dëmtohen.
Andaj, Ndërmarrja Publike Banesore përmes Departamentit të Intervenimeve Urgjente ka filluar riparimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha këndeve të lojërave dhe atyre sportive në Prishtinë.

Kemi filluar me Gërminë, për të vazhduar më pas në të gjitha lagjet e tjera.

Pavarësisht se punën më të madhe e kryen stafi ynë, ne ftojmë të gjithë prindërit, gjyshërit, të rinjtë dhe fëmijët që t’i ruajmë këndet më të bukura të lagjeve tona.