Përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore priten në takim Drejtoreshën Ekzekutive të QKRMT-së znj. Feride Rushiti.
Në takim u diskutua Projekti "Gratë në art" që është pjesë e programit Culture for Change i mbështetur nga Bashkimi
Evropian dhe implementuar nga Qendra Multimedia në Prishtinë. Ndërmarrja Publike Banesore në shenjë përkrahje vendosi që për këtë projekt të ofroj hapësirën e duhur, duke dhënë në shfrytëzim një lokal pa qira, ku do të zhvillohen dy punëtori të qeramikës me nga 10 gra për një punëtori organizuar nga QKRMT dhe shoqata artistike MONET.
Ky projekt ka për qëllim që fillimisht të ngrit kapacitetet e grave në punën me qeramikë me fokus në përgatitjen, dizajnimin, përpunimin dhe pjekjen e materialeve nga qeramika. Këto produkte që do të prodhohen nga gratë pas përfundimit të punëtorisë do të dalin në shtije.
Përkrahja e këtij projekti bëhet me qëllim të fuqizimit ekonomik të grave –viktima të dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë në veçanti ngritjen e vetëdijes së opinionit për përkrahjen dhe përfshirjen e tyre ekonomike e sociale.