Nuhiu për FFK: Mezi e kemi pritur këtë ndeshje – do të japim maksimumin

Nuhiu për FFK: Mezi e kemi pritur këtë ndeshje – do të japim maksimumin

Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur para ndeshjes historike ndaj Maqedonisë, duke shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij për një rezultat pozitiv.

“Normalisht se me shumë dëshirë e kemi pritur këtë ndeshje dhe mezi presim të luajmë të enjten. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për neve dhe kombëtaren, por për gjithë Kosovën. Ne e dimë se çfarë do me thënë, çfarë ndeshje historike dhe si ndihen njerëzit për këtë ndeshje. Dhe besoj se do të japim maksimumin e mundur në fushë dhe shpresojmë ta fitojmë lojën”, tha fillimisht Nuhiu, për faqen zyrtare të FFK-së, transmeton Insajderi.

“Mungesat janë të mëdha. Për secilin ekip, kur lojtarët kyçë mungojnë është sado kudo pak e vështirë për ekipin. Por, ne nuk duhet ta shikojmë në atë mënyrë, por me këta lojtarë që janë këtu. Trajneri ka besim në lojtarët që i ka ftuar dhe që janë këtu, lojtarët që mund të luajnë dhe janë në dispozicion dhe me këta lojtarë së bashku shpresojmë ta mundim Maqedoninë”, nënvizoi ai.

Nuhiu, së fundi e ka ndërruar skuadrën, duke u transferuar nga Sheffield te skuadra e APOEL./Insajderi.com.