Nuk dihet e ardhmja e Ramos në Real Madrid, klubi nuk përmbush kërkesat e tij

Nuk dihet e ardhmja e Ramos në Real Madrid, klubi nuk përmbush kërkesat e tij

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, nuk dihet se a do të qëndrojë më gjatë në klubin madrilien, njofton Insajderi.

Mediat spanjolle të martën kanë raportuar se Ramos është i pakënaqur me kushtet e ofruara nga ky klub, për ta vazhduar kontratën.

Thuhet se Ramos po kërkon rritje page dhe kontratë tri vjeçare për të mbetur në Madrid.

Mirëpo, drejtuesit e klubit spanjoll nuk i kanë përmbushur ende kërkesat e qendërmbrojtësit.

34-vjeçari aktualisht fiton 300 mijë euro në vit te “Mbretërit”.

Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në fund të këtij edicioni. /Insajderi.com