Nuk dorëzohet Trump, thotë se do të fitojnë

Nuk dorëzohet Trump, thotë se do të fitojnë

Presidenti amerikan, Donald Trump, po vazhdon të pretendojë se i ka fituar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkundër se Biden ka arritur numrat e senatorëve që ia mundësojnë të jetë president, Trump po i konteston rezultatet.

Ai ka nisur edhe proces ligjor për ta kundërshtuar procesin zgjedhor të 3 nëntorit.

“Ne do të fitojmë”, ka shkruar Trump në Facebook.

Shumë liderë botërorë kanë uruar kandidatin demokrat, Joe Biden, për fitoren.

Ndërsa Trump këmbëngul se votat “i janë vjedhur”. /Insajderi.com