Bota e futbollit kosovar në zi, Coronavirusi i ka marrë jetën ish-zyrtarit të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Neziri, njofton Insajderi.
71 vjeçari nuk arriti të fitonte betejën me Coronavirusin. Neziri dha një kontribut të çmuar, në futbollin kosovar, duke kontribuar në kushte tepër të vështira.
Në të kaluarën ai ka qenë dhe administrator i FFK-së. Vlen të theksohet se Bajram Neziri ka qenë emblemë e Federatës së Futbollit të Kosovës, që nga koha e pavarësisë, deri para disa vitesh. /Insajderi.com