Nuk flasin pa 150 milion euro ofertë

Nuk flasin pa 150 milion euro ofertë

Oferta prej 100 milionë euro e Manchester United për futbollistin Kai Havertz është refuzuar me të parën nga Bayer Leverkusen.

Ekipi e vlerëson së paku 150 milionë euro, dhe nën këtë çmim as nuk hyjnë në negociata, shkruajnë mediet në Gjermani.

21 vjeçari është dëshirë edhe e Zinedine Zidane, për ta përmirësuar mesfushën ‘e vjetruar’ të Real Madrid, që aktualisht ka Luka Modric 34 dhe Toni Kroos 30 vjeç.

Për këtë shkak, futbollisti gjerman Havertz beson që do ta ketë të sigurt pozitën e titullarit tek ekipi mbretëror.

Real Madrid po provon këtë verë ta marr Havertz, ku veç parave, do ti përfshij edhe dy futbollistë në ofertë.

/Insajderi.com/