Nuk gabon Manchester City, regjistron fitoren e 11-të radhazi [Video]

Nuk gabon Manchester City, regjistron fitoren e 11-të radhazi [Video]

Manchester City e ka regjistruar fitoren e 11-të me radhë në Premierligë, duke e mposhtur 2:1 Huddersfieldin.

Skuadra e Pep Guardiolas mori tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 13-të, duke triumfuar 2:1 në udhëtim te Huddersfield.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, me autogolin e Nicolas Otamendi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Sterling nxori një 11 metërsh, të cilën e konkretizoi në gol Sergio Aguero.

Kur u mendua që City po shkonte drejt barazimit të dytë këtë edicion, në skenë doli Raheem Sterling, që është kthyer në titullar i pazëvendësueshëm në ekipin e Guardiolas.

Pas kësaj fitore, Man City ka shkuar në kuotën e 37 pikëve, tetë më shumë se ndjekësi më i afërt Manchester United.