Nuk ka liri për ithtaren e kultit mizor të Charles Mansion

Nuk ka liri për ithtaren e kultit mizor të Charles Mansion

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neëson ka ndryshuar lirimin me kusht për ndjekësen e Charles Manson, Leslie Van Houten, duke shënuar kështu herën e katërt që një guvernator bllokon lirimin e saj.

Van Houten, tani 71 vjeçare, ishte anëtarja më e re e kultit vrasës të Manson, shkruan CBS News, transmeton Insajderi.

Një panel i Kalifornisë rekomandoi lirimin me kusht në korrik për Van Houten, e cika ka kaluar gati pesë dekada në burg.

Van Houten po vuan dënimin me burg të përjetshëm për rolin e saj në vrasjen e Leno LaBianca dhe bashkëshorten tij Rosemary në korrik të vitit 1969 në Los Angeles.

Ajo ishte vetëm 19 vjeçare, kur ajo dhe anëtarë të tjerë të kultit më mënyrë fatale therën çiftin dhe lyen muret me gjakun e tyre. /Insajderi.com