Nuk kishte frikë nga virusi – Vdes për 3 ditë ish ushtari 37 vjeçar

Nuk kishte frikë nga virusi – Vdes për 3 ditë ish ushtari 37 vjeçar

Richard Rose, ka vdekur sot nga Covid 19, vetëm 3 ditë pasi u diagnozstifikuar pozitiv. Richard ishte 37 vjeçar dhe ishte një ish marins që shërbeu dy mandate në Irak dhe Afganistan.

Ai njihej për videot dhe postimet e tij ku thoshte se virusi nuk mund të na bëjë asgjë dhe se ai kurrë nuk do të vendoste një maskë, raporton 19 NEWS, transmeton Insajderi.

Mësohet se Rose nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, por vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga infektimi me Covid 19. Miku i tij më i mirë, Nick Colney, i cili ndante mendime të njëjta me të, thotë se ndihet keq dhe se shpreson që njerëzit të mësojnë nga gabimet e tilla.

Richard njihej si një person shumë gazmor, bujar dhe bamirës. Ai kishte ndihmuar shumë të pastrehë dhe shumë veteran të ushtrisë, duke i parandaluar ata që të bëjnë vetëvrasje./Insajderi.com