Ndeshja finale në Kupën e Danimarkës është zhvilluar të mërkurën më 1 korrik, porse është ndërprerë për rreth 15 minuta për shkak se tifozët nuk i kanë respektuar rregullat e distancës sociale brenda stadiumit.
Qeveria Daneze kishte lejuar që tifozët të shkojnë në stadium, por të mbajnë distancën mes vete, ndëra kjo ishte ndeshja e parë ‘test’ me shikues në këtë shtet ku Aalborg u përball me Sonderjyske në finalen e Kupës.
Në secilin sektor të stadiumit ishin lejuar të hyjnë nga 500 shikues, por shumica nga ta nuk i respektuan rregullat dy metra larg njëri-tjetrit.
Gjyqtari kryesor ndërpreu takimin për rreth 15 minuta, sepse tifozët e Aalborg refuzuan të qëndronin larg njëri-tjetrit e me këtë rast ka intervenuar policia duke kapur rreth 50 tifozë të cilët nuk bindeshin.
Ata janë larguar nga stadiumi, kurse ndeshja ka vazhduar më pas normalisht.
Kampion i Kupës së Danimarkës u shpall Sonderjyske pasi me rezultat 2:0 mposhti ekipin Aalborg.
Ky është titulli i parë i rëndësishëm për këtë skuadër.
Insajderi.com