“Nuk më interesojnë paratë – Dua trofe”(VIDEO)

“Nuk më interesojnë paratë – Dua trofe”(VIDEO)

Portieri i dytë i Arsenal, Emiliano Martinez, ka fituar zemrat e tifozëve të Arsenal, me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme – që nga koha kur Leno është lënduar. Por ai ka bërë edhe një gjest jashtë fushës, që fansat e klubit nga Londra, po e vlerësojnë dhe pëlqejnë shumë.

“Nuk më interesojnë paratë – dua të fitojë trofe me Arsenal-in”, janë fjalët që Martinez i ka thënë, pas fitores së Arsenal ndaj Chelsea në finale të Fa Cup, transmeton Insajderi.

“Kur Arsenal më kërkoi, unë duhej të merrja një vendim që kërkonte guxim, unë po vija nga një familje e varfër, por unë po vija këtu për ti fituar trofe dhe tani me këtë trofe, jam krenar unë si dhe familja ime” tha portieri Martinez.

Që nga koha kur portieri i parë i Arsenal, Bernd Leno, është lënduar, Emi Martinez, ka luajtur në çdo ndeshje, duke realizuar statistika impresionuese – statistika këto të cilat kanë rënë në sy të shumë skuadrave të tjera, që tani po shprehin interesim për shërbimet e portierit./Insajderi.com.