Nuk pranon të krahasohet me David Beckham

Nuk pranon të krahasohet me David Beckham

Trent Alexander-Arnold ka realizuar super gol nga gjuajtja e lirë për Liverpool në ndeshje ndaj Crystal Palace.

Pas 23 minutave lojë, 21 vjecari shënoi ndoshta golin më të bukur në karrierën e tij, ku topi mori hark të pabesueshëm për të përfunduar në rrjetën e portierit Hennessey.

Pas fitores 4:0 të Liverpool, Arnold është intervistuar nga Sky Sports, ku Jamie Carragher e krahasoi me David Beckham.


“Të jem i sinqert, Beckham ndoshta është gjuajtësi më i mirë i gjuajtjeve të lira në histori, poashtu edhe në Premier Ligë. Të krahasohem me të është gjë e mirë, por më duhet shumë punë për të bërë”.


Liverpool pret gabimin e City ndaj Chelsea, e në rast barazimi ose humbje të citizens, atëherë reds automatikisht shpallen kampionë në Premier League.

Insajderi.com