fbpx

Nuk shënon gol që 1 vit e 5 muaj me klubin e tij

Nuk shënon gol që 1 vit e 5 muaj me klubin e tij

Më 30 shkurt 2016, Atdhe Nuhiu festoi me shokët e skuadrës Sheffield Wednesday golin e shënuar ndaj Queens Park Rangers. Ndeshja ndërmjet Wednesday dhe QPR-së kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Prej asaj kohe kanë kaluar 1 vit, 5 muaj e 18 ditë që prej golit të fundit të sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës me klubin e tij anglez. Që prej asaj kohe, për Nuhiun nuk ka pasur më festë goli.

Por, brenda kësaj periudhe, Nuhiu kishte shënuar një gol me përfaqësuesen e Kosovës; në muajin mars ai realizoi ndaj Islandës në humbjen e përfaqësueses së Kosovës me rezultat 2-1.

28-vjeçari kosovar nuk ka realizuar asnjë gol stinorin e kaluar me skuadrën e Sheffield Wednesday, edhe pse ka luajtur në 20 ndeshje në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Ai zhvilloi saktësisht 512 minuta lojë me skuadrën angleze stinorin e kaluar, pa arritur ta gjejë rrugën e rrjetës, raporton Gazeta Online Insajderi.

Edhe në këtë stinor, Nuhiu nuk po arrin të gjejë hapësirë të mjaftueshme në formacionin e Wednesday. Në dy ndeshjet e para sezonale që skuadra angleze ka zhvilluar, Nuhiu nuk është paraqitur për asnjë minutë. /Insajderi.com