Numrat prapa fitores së Federerit në Wimbledon  – 35 vite, 93 tituj

Numrat prapa fitores së Federerit në Wimbledon  – 35 vite, 93 tituj

Roger Federer mundi sot Marin Çiliçin nga Kroacia me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-1, 6-4( duke fituar kështu turneun e Wimbledon. Më poshtë janë disa statistika nga rekordet e arritura nga zvicerani në karrierë.

8

Federer tani ka tetë tituj në Wimbledon, më së shumti nga të gjithë tenistët në epokën “Open”, duke kaluar edhe Pete Samprasin, i cili mbante po ashtu shtatë trofe të Wimbledon. Legjenda suedeze Bjorn Borg (5) është i treti në këtë listë.

Nëntë titujt Wimbledon të Martina Navratilovës janë më së shumti të fituara nga një grua në epokën “Open”, duke pasuar me Steffi Graf dhe Serena Williams (secila nga 7-të), dhe Venus Williams (5).

11

Kjo ishte finalja e 11-të e Federerit në Wimbledon, më së shumti në një “Grand Slam” nga një lojtar mashkull në epokën “Open”. I dyti në këtë listë është Rafael Nadal (10, “French Open”), duke pasuar me Sampras dhe Ivan Lendl (secili nga 8, “US Open”)

19

Federer tani ka fituar 19 Grand Slams, më së shumti në epokën “Open”, me 29 paraqitje në finale. Përmes kësaj fitoreje, ai është larguar dukshëm nga Nadal që kanë nga (15), Sampras (14), Novak Gjokoviq dhe Roy Emerson (secili nga 12).

93

Federer ka gjithsejt 93 tituj në karrierën e tij prej tenisti, i treti në listën e meshkujve, pas Jommy Connors (109) dhe Ivan Lendl (94) dhe para John Mc Enroe (77) dhe Nadal (73).

2

Federer tani ka fituar një “Grand Slam” pa humbur asnjë set për herë të dytë në karrierën e tij. Hera e parë ishte në “Australian Open” në vitin 2007. Këtij i bashkëngjiten edhe Borg (3) dhe Nadal (3) si të vetmit meshkuj në epokën “Open” që kanë fituar disa “Grand Slam” pa humbur asnjë set. Federer gjithashtu bëhet lojtari i dytë që ka fituar Wimbledon pa humbur asnjë set, pas Borg në vitin 1976.

6

Kjo është hera e gjashtë në karrierën e tij që Federer ka fituar disa “Grand Slam” në një vit kalendarik, duke thyer rekordin e Roy Emerson për më së shumti Grand Slam në historinë e tenisit.

Pastaj në këtë listë është Sampras, i cili ka fituar disa turne madhore në vit në katër raste. Federer më parë ka fituar më shumë se sa një titull “Grand Slam” në vitet 2004, 2005, 2006, 2007 dhe 2009.

30 e përtej

Federer tani ka fituar tri tituj “Grand Slam” që kur ka mbushur 30-vjet. Vetëm Rod Laver (4) dhe Ken Rosewall (4) kanë fituar më shumë turne madhore pas moshës 30-vjeçare.

35 vite, 342 ditë

Mosha e Federerit në ditën që ai ka fituar titullin e tij të tetë Wimbledon, e ka bërë atë kampionin me të vjetër në Wimbledon. Arthur Ashe ka mbajtur rekordin e kaluar, me ç’rast ai fitoi në vitin 1975, në moshën 31-vjeç e 360 ditë. /Insajderi.com

(Statistikat janë marrë nga Grupi Statistikor dhe Informativ i ESPN-së)