Numri “10” hap polemika te Barcelona, lojtarët refuzojnë ta marrin atë

Numri “10” hap polemika te Barcelona, lojtarët refuzojnë ta marrin atë

Me largimin e Lionel Messit nga Barcelona, klubi tani duhet të mendojë për të zëvendësuar numrin “10” në skuadër.

Kapiteni i dytë i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se këtë numër ia ka ofruar Sergio Agueros, por ky i fundit nuk e konsideron si ide të mirë.

“Dikush duhet ta marrë numrin 10. Unë I kam thënë Agueros, por ai nuk e sheh si ide të mirë. Ta marrësh numrin 10 në fanellë është një gjë e mirë, por të gjithë e dimë se kjo është e komplikuar, pasi ai numër ka histori të madhe me klubin”, deklaroi Pique.

Argjentinasi është prezantuar te Paris Saint-Germain dhe tani do të rikthehet në numrin kur filloi karrierën e tij, pra, numrin 30.

La Liga nuk lejon që lojtarët të zgjedhin cilindo numër që ata dëshirojnë, prandaj skuadra “Blaugrane” duhet të ngutet në këtë drejtim.

Disa prej emrave që janë spikatur si “zëvendësues” të Messit janë Martin Braithwaite, Kun Aguero dhe Rej Manaj. /Insajderi.com