Numri i miliarderëve dyfishohet, pasuria më e madhe sesa e 60 për qind të popullatës botërore

Numri i miliarderëve është dyfishuar në dhjetë vjetët e fundit duke falënderuar sistemit ekonomik të bazuar në pabarazi e cila i mbanë në shpinë gratë, ka paralajmëruar shoqata britanike për luftë kundër varfërisë Oxfam.

Numri i miliarderëve dyfishohet, pasuria më e madhe sesa e 60 për qind të popullatës botërore

Pasuria e 2.153 miliarderëve botëror e tejkalon pasurinë e 4,6 miliardë njerëzve, gjegjësisht të 60 për qind të popullatës botërore, tregon raporti i Oxfamit, i publikuar para tubimit të politikanëve dhe biznesmenëve botërorë në Davos të Zvicrës.

“Kjo humnerë e thellë bazohet në sistemin e gabuar dhe seksist ekonomik”, konstatojnë autorët, duke theksuar të dhënën se 22 burra më të pasur në botë kanë më shumë para se të gjitha gratë në Afrikë.

Gratë dhe vajzat shpenzojnë miliarda orë të papaguar në ditë për gatim, pastrim dhe kujdes për të afërmit, për çka shumica prej tyre nuk mund të arsimohen e as të punësohen, kanë konstatuar në Oxfam.

Vlera e punës së tyre është tri herë më e lartë se vlera e industrisë së teknologjisë globale, shtohet në raport.

Qeveritë me politikë joadekuate tatimore ndaj individëve dhe kompanive më të pasura heqin dorë nga paratë me të cilat gratë kishin mundur të dalin nga varfëria, paralajmërojnë në Oxfam.

Ata propozojnë që në 10 vjetët e ardhshme një për qind e më të pasurve në botë të paguajnë vetëm 0,5 për qind tatime më të larta, gjë që kishte mundësuar hapjen e 117 milionë vendeve të punës në sektorët siç janë shëndetësia, arsimi dhe kujdesi për të moshuar dhe fëmijë./Insajderi.com.