Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon mbi 48 milionë

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon mbi 48 milionë

Që nga fillimi i pandemisë në botë nga COVID-19 janë shëruar 48.019.261 persona, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi COVID-19 që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 69.262.546 raste me koronavirus.

Si pasojë e infektimit me koronavirus në botë kanë humbur jetën 1.576.186 persona ndërsa rastet aktive arrijnë shifrën afër 19.66 milionë.

Më së shumti persona të shëruar janë në Indi në të cilën u shëruan 9.25 milionë pacientë. Në SHBA janë shëruar 9.22 milionë ndërsa në Brazil 5.9 milionë persona.

Koronavirusi në fund të vitit të kaluar u shfaq në qytetin kinez Ëuhan ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të këtij viti shpalli pandemi globale të COVID-19. /Insajderi.com