Numri i telefonit të Boris Johnson ishte publik në internet për 15 vjet

Numri i telefonit të Boris Johnson ishte publik në internet për 15 vjet

Qeveria Britanike minimizoi akuzat të premten për një rrezik sigurie pasi u raportua se numri i telefonit celular të kryeministrit Boris Johnson ishte publik në internet për 15 vjet, shkruan AP, njofton Insajderi.

Uebsiti i famshëm Popbitch zbuloi se numri ishte në një njoftim shtypi të një blogu nga viti 2006, kur Johnson ishte një ligjvënës i opozitës dhe zëdhënësi i arsimit të lartë të Partisë Konservatore.

Personat që telefonuan numrin dëgjuan një mesazh të automatizuar që thoshte se telefoni ishte “i fikur”. Nga e premtja duket se numri nuk ishte më në dispozicion.

Ministrja e Ministrisë së Brendshme, Victoria Atkins këmbënguli që kryeministri “i njeh përgjegjësitë e tij kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare” dhe kritikoi mediat për zbulimin e faktit se numri ishte në domenin publik.

Por ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Peter Ricketts tha se nëse numri ishte gjerësisht i disponueshëm, ai mund të përdoret për përgjim nga shtetet armiqësore, “dhe ndoshta edhe aktorë të tjerë jo-shtetërorë, si banda të sofistikuara kriminale”.

Johnson tashmë po përballet me pyetje në lidhje me shkëmbimin e mesazheve në WhatsApp me udhëheqësit e biznesit dhe lobistët. /Insajderi.com