Nuno Espirito Santo do të largohet nga stoli i Wolverhamptonit pas ndeshjes së fundit të Premier Ligës kundër Manchester United që do të zhvillohet sot, njofton Insajderi.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi përmes një komunikate, duke thënë se vendimi u mor me mirëkuptim, pavarësisht se portugezi kishte rinovuar për tre vite në shtator 2020.
Pas këtij lajmi, kuotat e teknikut për të marrë drejtimin e Tottenhamit u ulën menjëherë. 47-vjeçari largohet nga “Ujqërit” pas katër vitesh. Ai e shndërroi këtë skuadër në një ekip konkurrues, ndërsa në vitin 2020 arriti edhe rezultatin më të mirë, duke shkuar në çerekfinalet e Ligës së Europës. /Insajderi.com
After four seasons at the club, this Sunday will be Nuno Espirito Santo’s final game in charge of Wolves.
Thank you, Nuno.
🐺
— Wolves (@Wolves) May 21, 2021