Nuri Seferit nuk i ka pëlqyer fakti se Luan Krasniqi ka mbështetur gjermano-turkun Firat Arslan në duelin e mbrëmshëm.

Nëpërmjet dy postimesh në rrjetet sociale, boksieri 37 vjeçar ka lëshuar disa thumbime në adresë të Krasniqit, edhe pse nuk e ka përmendur drejtpërdrejt atë.
Fillimisht ai ka postuar një status në të cilin tregonte krenarinë se kishte mbrojtur ngjyrat kuq e zi.
“Më krenar për një humbje me dinjitet se sa një fitore të pamerituar. Kokën lart dhe kurrë nuk tradhtuam idealin e as flamurin. SEFERI TEAM”, shkruhej në këtë postim.
Më pas, një postim i dytë përfshinte skena nga filmi “Nëntori i dytë”, ku është edhe fraza e Ismail Qemalit “shqiptari nuk e ka zakon ta shesë shqiptarin”, duke lënë të kuptohet qartësisht zhgënjimin e tij dhe se ndoshta priste që Krasniqi të kishte qëndruar në këndin e tij gjatë këtij dueli dhe jo në atë të Arslan.