Nuri Seferi zyrtarizon meçin e radhës në boks

Nuri Seferi zyrtarizon meçin e radhës në boks

Boskieri shqiptar me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Nuri Seferi, ka bërë publike meçin e radhës në boks, kësaj radhe kundër boksierit rus Murat Gassijev në Socchi të Rusisë, njofton Insajderi.

Njoftim për meçin, e ka bërë vet boksieri shqiptar ne faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shkruan: “Te dashur miq,doja t’ju informoja qe ne daten 31 Tetor do te zhvilloj ndeshjen time te radhes ne Rusi (Soçi). Nje ndeshje shum e veshtir edhe e planifikuar ne nje kohe shume te shkurter,per shkak edhe te situates qe po perjetojm me covid-19,por eshte nje sfide qe e kam pranuar me shum kenaqesi!

Kundershtari eshte Murat Gassijev, nje super boksier me fam boterore…Me shpresen per fitore,me mbeshtetjen tuaj morale,me punen time te palodhur edhe me ndihmen e Zotin shpresoj te kalojm nje mbremje te paharruar sebashku!Ju pershendes e ju jam mirenjohes te gjithve!”

Meçin e fundit, Seferi e kishte me një prill të vitit 2017, ku kishte mposhtur hungarezin Laszlo Hubert pas tre raundeve me “knockouts”.

Gjatë karrierës së tij, boksieri shqiptar në 46 meçe, ka shënaur 38 fitore dhe ka pësuar tetë humbje. Prej 38 fitoreve, 22 i ka fituar me “knockout”. /Insajderi.com