
Një nuse zemërthyer kërceu nga ballkoni pasi burri i saj vrau veten pas dasmës, thotë policia.
Dhëndri i mori vetes jetën të mërkurën, kur u gjet i helmuar në makinën e shkatërruar.
Ai kishte lënë një letër ku tregonte se ishte ngacmuar nga dy inxhinier që punonin bashkë me të.
Gruaja e tij e dëshpëruar, një studente e mjekësisë në të 20-tat, shkroi një shënim sipas të cilit ajo dëshironte t’i bashkohej burrit të saj, dhe kërceu nga ballkoni i një qendre tregtare në Indore, një qytet në Indi, të premtën në mëngjes.
Ajo i mbijetoi rënies dhe është duke u trajtuar në spital për plagë serioze në kokë dhe në këmbë, vetëm dy javë pasi ajo dhe burri saj u kurorëzuan./Insajderi.com