Më 08.08.2019, nga ora 15:00 ditën e Martë, dhe me prezencë edhe të Ambasadorës së Finlandës në Kosovë, Znj Pia Stjernvall, Shkolla Finlandeze në Kosovë do të lancoj “Praktikën e punës në Finlandë”, në bashkëpunim me platformën “Tiitus”, kompani kjo që ndërlidh nxënësit dhe studentët me kompanitë finlandeze. Nxënësit e shkollës finlandeze do të kryejnë praktika të punës në sektorët e ndryshëm si në: IT, Mjekësi, Bio-shkencë, Biznes etj, në kompani finlandeze të përzgjedhura paraprakisht nga ta.
Këto praktika paraqesin një mundësi të shkëlqyer për nxënësit e interesuar të vazhdojnë shkollimin e tyre në sistemin finlandez dhe të kyqen pas studimeve direkt në tregun e punës. Shkolla Finlandeze e Kosovës është institucioni i parë nderkombëtar i cili ka hyrë në këtë partneritet me Tiitus.
Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-se, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në: 044235650 apo www.kosovo.finnish.school