Një vajzë që raportohet të jetë 11 ose 12 vjeçare, ka plagosur dy nxënës me armë dhe një pjesëtar të stafit në një shkollë në Idaho të SHBA-së, transmeton Insajderi.
Nxënësja, indititeti i të cilës ende nuk dihet, e mori armën me vete në Shkollën Fillore Rigby si dhe hapi zjarr, shkruan ‘BBC’.
Një mësuese ka arritur që ta ç’armatosë nxënësen e klasës së gjashtë dhe e ka ndaluar atë derisa ka arritur policia në vendin e ngjarjes.
Vajza “nxori një pistoletë nga çanta e shpinës, gjuajti me breshëri plumbash brenda shkollës dhe jashtë”, tha Sherifi i Qarkut Jefferson, Steve Anderson, duke shtuar se vajza ishte nga qyteti Idaho Falls.
Sipas zyrtarëve amerikanë, të tri viktimat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë në rrezik për jetë.
Motivi i kësaj ngjarje nuk është i qartë akoma. Ky incident është duke u hetuar nga FBI-ja dhe autoritetet lokale./Insajderi.com