NYT kthen çmimet e fituara – “kemi raportuar gabim”

NYT kthen çmimet e fituara – “kemi raportuar gabim”

Gazeta prestigjioze New York Times ka kthyer një çmim që e kishte fituar dhe nga një tjetër është tërhequr meqë pas një hulumtimi të brendshëm ka gjetur kundërthënie dhe të meta në podkastin e tyre për Shtetin Islamik.

Pas dy muajsh hetime, gazeta thotë se podkasti “Caliphate” (emision ku flitet rreth një teme të caktuar), ka dështuar t’i takojë standardet më të larta editorial.

Në vitin 2018, Shehroze Chaudhry, një nga figurat kryesore rreth të cilit ishte ndërtuar emisioni, kishte treguar se si ai kishte udhëtuar për në Siri dhe i ishte bashkuar ISIS-it.

Por, tani vetë gazeta ka dalë me deklarata se “kjo histori ka të meta dhe keq-reprezentim”.

Prandaj, meqë historia e cila ia ka mundësuar suksesin emisionit po del të jetë e pavërtetë, ata kanë vendosur t’i kthejnë çmimet e fituara për këtë emision.

NYT ka kthyer çmimin “Peabody” dhe po ashtu janë tërhequr nga çmimi “Loëell Thomas”

Dean Basquet, editori ekzekutiv në Times ka thënë në premten se dështimi nuk ka të bëjë me një gazetar veçanërisht, por është një dështim institucional.

Ndërsa mikpritësja/prezantuesja e podkastit, Rukmini Callimach – finaliste e katërfishtë e çmimit më prestigjioz në gazetari Pulitzer – ka shkruar në Twitter për “atë që ia huqëm dhe atë që shkoi gabim”.

“Si gazetarë në kërkojmë transparencë nga burimet tona dhe prandaj duhet të jemi edhe vetë të tillë. E kam zënë subjektin e emisionit tonë duke gënjyer në aspektet kryesore të tregtimit të tij, prandaj kërkoj falje”, ka thënë ajo, duke shtuar se ndjehet e dëshpëruar që ka zhgënjyer kolegët e saj dhe dëgjuesit./Insajderi.com