Presidenti i Brazilit, Michel Temer mohoi raportimet në një gazetë se kishte miratuar pagesa parash për t’i mbyllur gojën një dëshmitari në një hetim për korrupsion. " />

“O’ Globo”: Presidenti i Brazilit pagoi heshtjen e dëshmitarit

“O’ Globo”: Presidenti i Brazilit pagoi heshtjen e dëshmitarit

Presidenti i Brazilit, Michel Temer mohoi raportimet në një gazetë se kishte miratuar pagesa parash për t’i mbyllur gojën një dëshmitari në një hetim për korrupsion.

Gazeta e akuzoi se ai kishte autorizuar pagesa të jashtëligjshme për ish-liderin e Dhomës së Ulët të Parlamentit, Eduardo Cunha, i cili tashmë është në burg. Në mars, Cunha u dënua me 15 vjet heqje lirie për korrupsion, pastrim parash dhe evazion fiskal. Akuzat ndaj Presidentit Temer u bënë nga gazeta “O’ Globo” dhe menjëherë u shfaqën protestues në rrugët e Sao Paulos dhe qyteteve të tjera braziliane me sloganin “Temer ik”.

Gazeta “O’ Globo” publikoi përmbatjen e disa regjistrimeve që duket se nxjerrin zbuluar Presidentit që erdhi në pushtet me premtimin për të luftuar korrupsionin. Sipas gazetës, në regjistrim dëgjohet një bisedë mes Presidentit Temer dhe një drejtuesi një kompanisë së mishit JBS. Në artikull shkruhet se regjistrimet ishin paraqitur në një marrëveshje ligjore mes prokuroprëve dhe dy drejtuesve të JBS.

Menjëherë pas publikimit të “O Globo”, në Kongres opozita kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe gjithashtu bëri dy kërkesa formale për paditjen e Presidentit. Ky i fundit i hodhi poshtë akuzat dhe kërkoi që të zhvillohen hetime, por tashmë pozicioni i tij është tejet i lëkundur pas implikimit me super skandalin e korrupsionit të njohur si Lavazhi, dhe nëse do të publikohet regjistrimi audio, efekti do të jetë edhe më dëmtues.